Plotësimi i formularit për ankesë

Ankesa duhet të shkruhet qartë dhe lexueshëm, dhe mundësisht të jetë e shtypur.

Formulari duhet t’i përfshijë të gjitha detajet e nevojshme për ta kontaktuar ankuesin, nëse ka nevojë.

Nëse ankesa përmban fakte të dokumentuara, duhet të paraqiten kopjet e lexueshme. Mos i dërgoni dokumentet origjinale.  

Dokumentet duhet të renditen sipas datës dhe të shënohen me numra rendor të njëpasnjëshëm, si dhe të jepet një përshkrim i shkurtë (p.sh. letër, urdhër, vendim, ankesë, etj).

Ankesës i caktohet numri i dosjes. Numri i dosjes duhet të përmendet në të gjitha korrespondencat vijuese. Nëse ankuesi e ka një ankesë që pret shqyrtim nga Paneli, ai ose ajo duhet ta informojë Panelin lidhur me numrin e dosjes së mëparshme.

Nëse ankuesi për arsye të ndryshme nuk dëshiron që identiteti i tij ose saj të bëhet publik, ai ose ajo duhet ta plotësojë pjesën përkatëse në formularin e ankesës.